X

Rama i përgjigjet Metës: Nëpërkëmbi një djalë të ri, një mijë herë më të ditur se ai

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Presidentin Ilir Meta se, ka shkelur Kushtetutën me mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër të Punëve të Jashtme.

Në Twitter Rama shkruan se, Meta zgjodhi të nëpërkëmbë një djalë të ri 1000 herë më të ditur se ai.

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës Pupupu”, ka shkruar Rama.

Sakaq, më herët, Rama reagoi sërish lidhur me mosdekretimin e Cakajt, ku duke iu përgjigjur Edita Tahirit, u shpreh: Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, njëkohësisht ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, përshëndeti vendimin e Metës, duke thënë se Cakaj e mbështet ndryshimin e kufijve të Kosovës, çka solli edhe përgjigjen e Ramës.

“E pershendes vendimin kombetar dhe vizionar te Presidentit te Shqiperise ne mbrojtje te kufijve te Kosoves. Ai sot nuk dekretoi nje kandidate per minister te jashtem qe ishte pro prekjes se kufijve, te nominuar qellimshem dhe me djallezi nga kryeministri Rama”, ka shkruar Tahiri në rrjetet sociale.

More in AKTUALITET, LAJME
“TURP për zotin se na flliqi te Serbët”, ‘plas’ gallata në rrjet për mosdekretimin e Cakajt

Pas mosdekretimit të presidentit Ilir Meta si ministër të Jashtëm, Gent Cakajn, në mediat sociale ka plasur gallata për këtë...

Close