X

Kosova me papunësinë më të lartë në rajon, shumica e qytetarëve zgjedhin të largohen

Kosova ka nivelin më të lartë të papunësisë në rajon, duke kaluar edhe Maqedoninë.

Qytetarët e të dy vendeve fajësojnë institucionet shtetërore për këtë dhe shprehen se mendojnë të largohen nga vendi i tyre.

“Në bazë të këtij zhvillimi ekonomik nuk besoj që do të ketë ndonjë rritje të madhe të vendeve të punës në vitin e ardhshëm. Shumica po tentojnë të ikin jashtë, duke mos pasur perspektivë punësimi këtu në Kosovë”, tha qytetari Avni Hajdari.

Një qytetar tjetër fajëson qeverinë për nivelin e ulët të punësimit.

“Vetëm për pushtetarët ka vende të lira pune, për ne punëtorët jo, njerëzit e thjeshtë jo”, tha Ramadan Krasniqi.

Ndonëse në Maqedoni, ndryshe nga Kosova, ka patur një ulje të papunësisë gjatë tremujorit të fundit, pakënaqësia është e madhe edhe atje.

“Katastrofë, shumë vështirë. Ka njerëz që kanë diploma dhe nuk kanë një vend pune”, tha Naip Rrahmani, banor në Maqedoni.

Skënder Reçiça, Ministër i Punës dhe Mirëqënies Sociale në Kosovë është shprehur se po hartohet një plan për zbutjen e papunësisë, por ky problem sipas tij është i thellë pasi është trashëguar në vite.

More in BALLKAN, LAJME
Euro shënon rritjen më të madhe që nga qershori, ja me sa lekë u këmbye sot

Euro ka shënuar rritjen më të madhe ditën e sotme në tregun e këmbimit valutor në tregun vendas dhe ka...

Close