X

“Dhunë dhe terror ndaj studentëve”, Berisha sulmon Ramën: Thirrje studentëve dhe pedagogëve…

Ish-kryeministri, Sali Berisha me anë të një reagimi të ashpër në Facebook, ka komentuar futjen e forcave të rendit në ambientet universitare për të monitoruar protestën e studentëve, gjë e cila sipas tij, është anti-ligjore dhe një akt i mirëfilltë diktatorial.

Berisha shkruan ndër të tjera se, një akt i tillë vjen pas dështimit të Ramës për të marrë protestën e studentëve ku më pas urdhëroi sipas Berishës çizmet e Narkosve me uniformë që të përdhosin tempujt universitare.

“Ata patrullonin në këto mjedise, filmonin studentët dhe pedagogët sikur të ishte gjendje e jashtëzakonshme vetëm e vetëm për të ushtruar dhunë dhe terror psikologjik ndaj studentëve grevistë, misionarë të vërtetë të kombit dhe zbatuar kështu porositë e skizoidit që mendon se do mund t’ja dalë me metoda policeske diktatoriale të shuajë grevën historike të studentëve, madje dhe të marrë drejtimin e saj,” – shkruan ish-kryeministri në facebook-un e tij.

Berisha gjithashtu fton pedagogët dhe studentët ta denoncojnë këtë akt që sipas tij është banditesk dhe diktatorial, para gjithë botës akademike dhe organizmave ndërkombëtare.

Statusi i plotë:

Futja e çizmeve te narkopoliceve ne auditoret e universiteteve akt i mirefillte diktatorial!
Te dashur miq, sot, me urdher aniligjor dhe antikushtetues, ne auditoret e fakulteteve te ndryshme u dynden gangstere me uniforme, mercenare te vertet qe vendosin, mbi ligjin qe i ndalon te futen ne mjediset e brendshme universitare, urdherat e kreut te meduzes te regjimit te Kakistokracise Edvin Kristaq Urrejtja, birit dhe nipit te xhelateve te intelektualeve gjate diktatures hoxhiste ne Shqiperi.

Ata patrullonin ne keto mjedise, filmonin studente dhe pedagoge sikur te ishte gjendje e jashtezakonshme vetem e vetem per te ushtruar dhune dhe terror psikologjik ndaj studenteve greviste, misionare te vertet te kombit dhe zbatuar keshtu porosite e skizoidit qe mendon se do mund tja dale me metoda policeske diktatoriale te shuaje greven historike te studenteve, madje dhe te marre drejtimin e saj.

Nje akt i tille antikushtetues dhe antiligjor nuk ka ndodhur kurre me pare ne historine e universiteteve tona. Per hir te vertete nje urdher i tille nuk u dha nga diktatori i kohes as ne dhjetor te vitit 1990 dhe as ne shkurtin e vitit 1991 ditet e greves dyjavore te studenteve te univesitetit te Tiranes qe kulmoi me greven e urise.

Edvin Kristaq Urrejtja, pasi deshtoi ne zotimin e tij pas vendim/mashtrimeve se do te merrte ai udheheqjen e protestes dhe per kete ai pergatiti fallangat e FRESSHit qe te nisnin luften kunder pedagogeve, ai tani ne panik urdheroi çizmet e Narkosve me uniforme te perdhosin tempujt universitare, ne te cilet sipas ligjit ato nuk mund te futen kurre perveçse ne gjendje te jashtezakonshme.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt banditesk diktatorial te krye, krye kreut skizoid dhe ju bej thirrje studenteve dhe pedagogeve te denojne para gjithe botes akademike dhe organizmave nderkombetare kete akt te pashembullt ne histori si dhe te nxjerrin me force nga mjediset e tyre perfaqesuesit e krimit shteteror me uniforme te Edvin Kristaq Urrejtjes! sb

More in AKTUALITET, LAJME
LAJMI I FUNDIT/ Ngeci në rrjetën e vetingut, shkarkohet Kryegjyqtari i Shkodrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi. Sipas KPK-së, Arben Zefi...

Close