X

Turqi, Erdogan: Fundi i terroristëve të FETO-s është afër

Fundi i anëtarëve të organizatës terroriste FETO në Turqi dhe jashtë vendit është afër, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“U bëj thirrje të gjithë anëtarëve të FETO-s brenda dhe jashtë vendit tonë. Fundi juaj është afër. Nuk keni ku të shkoni. Nuk keni asnjë hap për të ndërmarrë”, tha Erdogan në një simpozium mbi autoritetet lokale nën sistemin e ri presidencial.

Erdogan tha se kreu i grupit terrorist, Fetullah Gulen, do të vijë në Turqi “herët apo vonë”.

Organizata terroriste FETO, e udhëhequr nga Fetullah Gulen me bazë në SHBA, orkestroi tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, nga e cila 251 persona humbën jetën dhe rreth 2 200 u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n për zhvillimin e një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht ushtri, polici dhe gjyqësor.

“Çdo ditë kemi thirrje nga ndonjë shtet për bashkëpunim. Do t’i ndjekim derisa të mos u mbetet asnjë vend për t’u fshehur në botë”, tha presidenti i Turqisë.

More in BALLKAN, LAJME
Moti i keq në vend, Ministria e Arsimit: Pezullohet mësimi në 280 shkolla

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë njofton se sot është pezulluar mësimi në 280 shkolla në të gjithë vendin. Në...

Close