X

Vendimi i studentëve: Protestë deri të premten, aksioni vijon në janar

Studentët kanë marshuar edhe këtë të mërkurë në drejtim të Kryeministrisë.

Në ditën e gjashtëmbëdhjetë të protestës, studentët kanë nënshkruar një peticion sipas të cilit vendosin që të bojkotojnë auditoret deri në plotësimin e kërkesave.

Ata kanë vendosur që protestat të zgjasin deri të premten dhe më pas të vijojnë edhe pas pushimeve.

Peticioni u nënshkrua nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të cilët kanë kërkuar gjithashtu që të rrëzohet ligji i Arsimit të Lartë.

Ndërsa studentët e Fakultetit të Gjeologjisë, pas takimit që zhvilluan vendosën që ditën e sotme të mos bllokojnë rrugët.

More in AKTUALITET, LAJME
“Jetoni në luks”, studentja kryqëzon Ramën: Ta kam zili pasurinë, pse nuk e ndan me të varfërit!?

Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Vlorës, kryeministri është kryqëzuar nga pyetjet e...

Close