X

“Një vajzë po filmonte dhe e nxorrëm jashtë”, studentët kërcënohen në takimin me dyer të mbyllura

Kanë nisur kërcënimet e studenteve në Elbasan që janë bëre pjese e protestës prej 15 ditësh. Teksa kanë qenë duke zhvilluar një takim të mbyllur pa praninë e medias mbi ecurinë e protestës studentët kanë konstatuar që një vajzë me Iphone X ka qenë duke i filmuar.

Në këtë moment studentet kanë nisur ti kërkojnë llogari, ndërsa vajza ka fshehur telefonin e shtrenjtë, duke nxjerre një tjetër. Pasi e kanë nxjerrë nga takimi nuk ka kaluar me shumë se 10 minuta kur vajza e infiltruar është shfaqur sërish në auditor, këtë herë e shoqëruar nga “dy te fortë” .

Sipas denoncimit dy personat në fjalë kanë nisur të kërcënojnë studentët hapur, madje disa prej tyre i kanë detyruar ti kërkojnë ndjese.

Si ka mundësi shprehet denoncuesja për Fax Neës këta persona u lanë të hyjnë nga rojet. Ne kemi frikë se çfarë mund të ndodh.

More in AKTUALITET, LAJME
Rama i kthen studentit përgjigje për shtëpinë në Surrel: Kam punuar në emigracion

Pasi një student i “Universitetit të Vlorës” e ka pyetur kryeministrin për shtëpinë e tij në Surrel, se me çfarë...

Close