X

3-0, studenti vazhdon betejën me Ramën: Më tha motra mos e nxirr celularin!

Pasi i tha se ishte bërë bajatë dhe nuk e besonin më të rinjtë, studenti i Vlorës është ndeshur sërish me presionin e Ramës, të cilit i ka kujtuar telefonin që mbante në dorë.

Rama: Ku i ke gjetur lekët që ke blerë atë telefonin që e ke më të madh se Iphone?

Studenti: Nuk e kam blerë, e kam fituar në një konkurs

Rama: Po internetin ku e gjen?

Studenti: S’bëj ofertë, jam i lidhur me wiffi. Dhe më tha motra mos e nxirr celularin.

Përplasja më herët:

Më herët i riu u shpreh se do të donte të largohej nga ky vend, dhe midis pastrimit të banjave në një shtet të huaj dhe jetesës në Shqipëri do donte të parën.

“Megjithë shpirt doja që të dilja me ata që u larguan sot nga takimi, ju po na vrisni shpresën, njësoj si ata që na vrisnin në Bulevard.

Më vjen rëndë. Më mirë të pastrosh haletë jashtë vendit se të jetosh këtu. Do doja të ikja dhe të merrja me vete të gjithë familjen, gjithë sa kam.

Ju na dëgjoni por nuk na e vini veshin. Jeni bërë shumë bajatë mo vëlla, nuk po ju durojmë dot më”, u shpreh studenti.

‘’Ti mua më merr të keqen. Ti e të gjithë të tjerët si puna jote. Nëse unë do të isha si të tjerët ti do të haje një kokërr plumbi, pasi the të gjitha ato që the. Nëse do të isha si të tjerët nuk do e mbaje gjithë atë fjalim”, ia kthehu Rama studentit.

More in AKTUALITET, LAJME
Vendimi/ Nesër një pjesë e opozitës me studentët, një pjesë në parlament

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së përfundoi me vendimin për të ndarë opozitën, një pjesë të e saj do të...

Close