X

Jurgen Uldedaj hyn në histori, Kampion Bote në boks në WBO

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ia ka dalë të shpallet Kampion Bote në boks për të rinj duke fituar ndeshjen ndaj argjentinasit Nikolas Alganaraz dhe ruajtur të paprekur rekordin e ri në peshën cruiserweight ku deri tani është 10-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Parkun Olimpik “Feti Borova” në Tiranë, Uldedaj ia ka dalë të triumfojë pas 10 raundeve shumë të luftuara përballë rivalit të tij i cili gjithashtu kërkonte me çdo kusht të merrte brezin e një federate prestigjioze si ajo WBO.

Uldedaj tregoi vazhdimisht superioritetin e tij, duke arritur edhe hidhte në “knock doWn” kundërshtarin e tij në një nga raundet, ndërsa nuk u duk asnjëherë sikur rrezikonte të humbte ndeshjen. Ndaj në fund, pakkush kishte dyshime dhe të tre gjyqtarët dhanë vlerësimin 98-91 për shqiptarin duke i dorëzuar brezin e WBO.

More in LAJME, SPORT
Borussia nuk di të ndalet, Bayerni fiton me goleadë

Borussia e Dortmundit vijon marshimin në krye të renditjes së Bundesligës gjermane, pasi këtë javë mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën...

Close