X

Borussia nuk di të ndalet, Bayerni fiton me goleadë

Borussia e Dortmundit vijon marshimin në krye të renditjes së Bundesligës gjermane, pasi këtë javë mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e Werder Bremenit.

Alcacer në minutën e 20’ dhe Reus në të 27-ën, ishin autorët e golave për verdhezinjtë, ndërsa për miqtë rihapi takimin Kruse, por pa mundur të ndryshojë fatin e fundit të ndeshjes.

Më herët, Bayerni i Mynihut triumfoi me rezultatin e thellë 0-4 në transfertën ndaj Hannoverit, ndërsa golat u shënuan nga Gnabry, Kimich, Lewandowski dhe Alaba, në një sfidë të dominuar totalisht nga bavarezët.

Pas 15 javësh, Borussia e Dortmundit kryeson renditjen me plot 39 pikë, 9 më tepër se ndjekësit më të afert, Bayern Munchen dhe Borussia Munchengladbach

More in LAJME, SPORT
SERIE A Derbi mes polemikash, Ronaldo i jep fitoren Juventusit

Juventusi mori sot fitoren e 15 në 16 javë të kampionatit, pasi triumfoi në derbin ndaj Torinos me rezultatin minimal...

Close