X

“Hajdut, kriminel, thyej qafën”/ Qytetarët “masakrojnë’ Ramës

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot, duke ripërsëritur ftesën për dialog me studentët.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Rama publikon një foto nga protesta, ndërsa bashkangjitur shkruan “MIRËMËNGJES  dhe me rikujtesën për komunikimin e hapur, LIVE, sot në 11.00 në këtë faqe, me studentë a pedagogë të interesuar për të dialoguar mbi Universitetin, ju uroj një javë të mbarë”.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në akuza dhe kritika të forta në drejtim të kryeministrit. Reagimi i tyre ka qënë i ashpër, ndërsa e paralajmërojnë se “do të ikë me shqelma”.

“Shko mor thyej qafen me gjithe dialogun tend iu ka shku thika ne palce mbare popullit cdo lloje shtrese jo gjurma jo kali zgjidhja eshte fundi i Kadafit”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër ka shpërthyer në ofendimi, ndërsa shkruan “Ik or gomar se e felliqe vendin !”

Më tej një tjetër qytetar shkruan “TIK-TAK tik-tak tik-tak
Eshte bukur kur iken vet.
Por akoma me bukur kur do ikesh me shkelma bythesh . Edhe njeher
Tik- tak tik-tak”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Hajdut, kriminel po si nuk shikojn njerezit se sa mashtrues je o komunist”.

Më tej, një tjetër vë theksin te korrupsioni në universitet, ndërsa shkruan “Po per ata/o pedagogë/e qe marin EURO, sepse lekun nuk e njohin, a ke ndonje pergjigje???”.

Ja disa nga komentet e qytetarëve:

        

More in AKTUALITET, LAJME
Foto-lajm/ Çfarë i këshillon Mimi, Lindita Nikollës?

Protestat e studentëve, të cilat vijojnë prej disa ditësh tashmë, ua kanë prishur qetësinë Qeverisë, por sidomos ministres së Arsimit,...

Close