Protesta e studentëve, Vasili: Qeveria, armike e popullit

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në “Facebook” mbi protestën e studentëve që po zhvillohet që nga dita e djeshme në Tiranë.

Vasili shprehet se paratë duhet të shkojnë për financimin e arsimit publik dhe jo për rrugë fantazma dhe koncesione grabitqare.

Ndër të tjera ai tha se nëqoftëse nuk arrihet arsimi publik, kryeministri dhe qeveria e tij do të deklarohen si armiq të popullit.

Statusi i plotë:
Arsim publik falas me e pakta dhe behet me miliardat e koncesioneve.
Arsimi publik falas eshte detyrimi me minimal per shqiptaret, me mesimdashesit, qe mund te kene ekzistuar ndonje here.
Ky kryeminister dhe kjo qeveri kane derdhur pa ju dridhur qerpiku miliarda euro,po miliarda euro vertet, per rruge fantazma,koncesione ne shendetesi,fasada,zyra e ëc etj etj etj .
Arsimi publik falas te financohet duke ndalur keto koncesione grabitqare,qe jane kthyer ne nje hon qe perpin para’.
Neqoftese kryeministri dhe qeveria nuk bejne Arsimin Publik Falas dhe vazhdojne grabitjen dhe hajduterine e tmerrshme me koncesionet, do te thote se ata jane deklaruar perfundimisht kunder popullit, kunder te rinjve pra jane:
ARMIQ TE POPULLIT

More in AKTUALITET, LAJME
Paralajmërim për Ramën, studentët nuk tërhiqen: Nesër para Kryeministrisë

Pas protestave të studentëve, pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e...

Close