Paralajmërim për Ramën, studentët nuk tërhiqen: Nesër para Kryeministrisë

Pas protestave të studentëve, pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e mbartura është shfuqizuar zyrtarisht.

Por kjo nuk i kënaq studentët, të cilët kanë paralajmëruar sse nesër do të ketë sërish protestë, por këtë herë jo para Ministrisë por para Kryeministrisë.

“Qeveria dhe Ministria u tërhoqën nga haraçi i padrejtë për studentët!

Por nuk kanë plotësuar kërkesat e tjera dhe po përpiqen t’u bishtnojnë! Ama ne nuk ndalemi!

NESËR VAZHDON PROTESTA PARA MINISTRISË! DERI NË REALIZIMIN E PLOTË TË KËRKESAVE!

NË ORËN 08.00 BOJKOTOJMË NË ÇDO FAKULTET/UNIVERSITET! NË ORËN 10.00 PROTESTOJMË PARA MINISTRISË!”, – shkruhet në lajmërimin e lëvizjes “Për Universitetin”.

Por studentët në përfundim të protestës së tyre u shprehën: “Nesër në orën 8 mblidhemi tek ministria dhe marshojmë deri kryeministrisë. Dekanët e fakulteteve të mbajnë përgjegjësi për të plotësuar kushtet për institucionet”.

 

More in AKTUALITET, LAJME
FOTOLAJM/ Studentët me Dekanen ngelëse, ironi Ramës

Studentët e Fakultetit të Infermierisë që tashmë kanë një dekane me diplomë 6.2 mesataren, me staf familjar të rektorit e...

Close