Kryetari i studentëve në UT: Qeveria na gënjeu, nuk tërhiqemi derisa të anulohet VKM-ja kriminale

Kryetari i studentëve në Senatin Akademik të UT, Kristian Kina, ka reaguar në lidhje me deklaratat e dhëna ditën e djeshme prej qeverisë ku thuhej se VKM-ja me numër 288, e cila lidhet me tarifën për provimet e mbartura, është propozuar prej Universitetit.

Kina, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Rektorit që mund ta ketë propozuar një gjë të tillë, nëse kjo ka ndodhur.

Ai shton gjithashtu se studentët do të luftojnë edhe për kartën e studentit, si dhe ndërtimin e një kampusi universitar.

“Qeveria dje genjeu! Ajo VKM nuk eshte propozuar nga Universitetet.

Nqs eshte kerkuar, MENJEHERE kerkojme dhe shkarkimin e atij Rektori qe e ka propozuar!

Me studentet nuk tallet njeri! Boll i vodhet studentet! Ne nuk do terhiqemi derisa kjo VKM kriminale te anullohet!
Ne nuk terhiqemi nqs Karta e Studentet, Kampusi Universitar nuk implementohen!

Ose vendime pro studenteve, ose Shkarkim Ministres”, shprehet Kristian Kina.

More in AKTUALITET, LAJME
Europiani U19/ Shqipëria dhe Kosova në grupe “ferri”, Greqia dhe Rusia kundërshtarë

Në Nion të Zvicrës, është hedhur shorti edhe për kualifikueset e Europianit U19, pas atij të U17-ës. Shqipëria, e cila...

Close