E rëndë, u transferua në Pukë nga Arta Marku, prokurorja humb fëmijën

Sonila Muhametaj, prokurorja e Krimeve të Rënda e cila u transferua me një vendim arbitrar nga kryeprokrurorja Arta Marku në rrethin e Pukës ka humbur fëmijën e saj.

Burime bëjnë me dije se Muhametaj ka qenë 4-muajshe shtatzënë, dhe duket se udhëtimet e përditshme në drejtim të Pukës, dhe stresi psikologjik i kësaj situate kanë bërë që prokurores t’i ndërpritet shtatzënia. Ajo është në një proces gjyqësor që vazhdon me kryeprokuroren Arta Marku.

Në padinë e Muhametajt ndaj Markut kërkohet që të shfuqizohet vendimi për ta transferuar nga ‘Krimet e Rënda’ në Prokurorinë e Pukës.

Sipas Muhametajt, me këtë vendim, Marku ka shkelur ligjin për statusin e prokurorëve dhe ka tejkaluar kompetencat. Marku është akuzuar jo pak herë se në drejtimin e prokurorisë ka qenë e njëanshme dhe inatçore me vendimet që ka marrë.

More in AKTUALITET, LAJME
Zv.Rektori: Buxheti i pamjaftueshëm, Qeveria e barazon arsimin me 2 km rrugë

Zv.Rektori i Universitetit të Tiranës dhe deputeti i LSI, Shezai Rrokaj tha se protesta e studentëve është e drejtë. I...

Close