VIDEO/ Cana i ndërpret fjalën dhe ‘përplaset’ me Edi Ramën, arsyeja është nëna e tij!

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në mbrëmjen e organizuar me rastin e premierës së filmit autobiografik të kapitenit legjendar, Lorik Cana.

Gjatë fjalimit të tij kryeministri ka pasur një “përplasje” të vogël me Lorikun pasi ka bërë një shaka të tepruar por kur e kuptoi që gjithçka u banalizua më pas është tërhequr me lezet, shkruan SYRI.net.

“Me filmin munda të njoh nga afër të atin e Lorikut për të cilin kam dëgjuar shumë. Konfirmova që të gjithë futbollistët kur zbresin në fushë shahen me libër shtëpie. Por librin e shtëpisë së Lorikut më shumë nga gjithë e ka sharë i ati të ëmën në radhë të parë”, tha Rama.

“Kështu që Loriku ka këtë gjë specifike, nënën më shumë nga gjithë e ka sharë babai kur Loriku nuk e ka bërë siç duhen veprimet dhe për këtë arsye ai është bërë më i aftë se të tjerët që të shpëtonte nënën nga të sharat e babës”, u shpreh Edi Rama duke qeshur.

Ndërhyn Loriku: “E shante nënën dhe unë i thosha: “Lere mor burrë këtë punë se ke kryer atë muhabet por vazhdo përpara”.

“Nejse kjo nuk ka lidhje me këtë. Nuk ndërhyj në këtë pjesë pasi është aspekt shumë intim i familjes tuaj. Nuk marr përsipër të ndërhyj, por e kisha në kuptimin simbolik të fjalës”, korrigjoi Rama duke dalë nga situata e sikletshme.

More in LAJME, SPORT
Korrupsioni për regjistrimin e pronave, bie në pranga ish-drejtori i Hipotekës në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar sot ish-drejtorin e Hipotekës së Korçës, i cili akuzohet se u ka marrë ryshfete qytetareve...

Close