“Shpresojmë të mos përdorim ushtrinë”, Serbia presion Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq duke komentuar rastin e formimit të ushtrisë në Kosovë, deklaroi se qeveria serbe nuk dëshiron të vë në lëvizje ushtrinë, por sipas saj ky është një nga opsionet e mundshme në tryezë.

“Shpresoj se nuk do të kemi nevojë kurrë të përdorim ushtrinë, por, në këtë moment, një gjë e tillë është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shohim pastrim të ri etnik dhe stuhi të reja, edhe pse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bën thirrje për të tilla”, tha Bërnabiq, raporton REL.

Ajo nuk ka sqaruar se kur dhe në ç ‘vend i ka bërë këto deklarata kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se me 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do të votojë projektligjet , të cilat i hapin rrugë transformimit të Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

More in BALLKAN, LAJME
I ofron para policisë, arrestohet në flagrancë shoferi në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 56-vjeçar në rrugën ‘Sadik Peterela’ pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe i...

Close