Prezantohet filmi dokumentar për Lorik Canën

“DigitAlb”, me bashkëpunimin e fondacionit “Lorik Cana 5”, në kuadër të kontributit për artin dhe kinematografinë, prezanton premierën e filmit dokumentar “Lorik”, i realizuar nga gazetari Andi Deçka.

“Lorik” është një prodhim i “DigitAlb” dhe i realizuar nga autori Andi Deçka, dedikuar jetës dhe karrierës së kapitenit legjendar të kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana.

Ky dokumentar i rrallë sportiv, i realizuar si asnjëherë më parë, pa narracion dhe me historinë e karrierës së tij, rrëfehet nga vetë Loriku dhe personat e afërt që ndikuan në formimin dhe zhvillimin e tij si person dhe si futbollist.

Filmi dokumentar është i ndërtuar në një rend kronologjik dhe përshkon të gjithë etapat e rëndësishme në jetën dhe karrierën e Lorikut, që nga fëmijëria në Gjakovë, hapat e parë të futbollit, transferimi i vështirë te PSG, kalimi i bujshëm te Marseille e deri te Sunderland, Galatasaray e Lazio.

Zgjedhja e kombëtares shqiptare, debutimi në Kosovë në miqësore dhe ndaj Zvicrës në një ndeshje zyrtare, në qershor të vitit 2003, sfida me Greqinë më 2004-n e deri te eliminatoret e fundit të Kampionatit Evropian zënë një vend të rëndësishëm në filmin dokumentar, që sjell pamje ekskluzive të jetës private të Lorik Canës, imazhet e rralla të debutimit të tij në një miqësore me Kosovën apo dhe materialet e pastruara në cilësi HD të periudhës së karrierës së tij në mesin e viteve 2000 te Olimpique Marseille.

More in LAJME, SPORT
Euro arrin rekord të ri të 11 viteve të fundit, sot u këmbye me…

Monedha e përbashkët ka zbritur sot në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2008, duke arritur në...

Close