Parashikimi i horoskopit, 5 dhjetor 2018

DASHI
Nëse jeni në një lidhje sot do të jetë një nga ato ditë që me vendimet e marra do ndryshoni rrjedhën e gjërave. Këshillohet që për çdo vendim të mendoheni mirë para se të hidhni hapat.

DEMI
Merrini gjërat si t’ju vinë dhe do dilni më të kënaqur, pasi për ata që janë në çift dita e sotme nuk paraqet asnjë ndryshim. Mundohuni të organizoni diçka vetë në mënyrë që rutina të mos ju marrë përpara.

BINJAKËT
Për të dashuruarit paraqitet një ditë mjaft e qëndrueshme dhe e qetë. Momentet e lumtura do të jenë prezente në pjesën më të madhe të ditës. Ndërsa në planin financiar gjërat nuk janë mirë, tregoni kujdes.

GAFORRJA
Ditë romantike dhe plot emocione në çift sot. Shfrytëzoni çdo moment të saj sikur të ishte i fundit. Në planin financiar reduktoni shpenzimet që mos të përballeni më vonë me vështirësi.

LUANI
Qielli juaj i dashurisë sot do të jetë në ndriçimin e tij maksimal. Mundohuni të shfrytëzoni momentet e lumtura pranë partnerit, i cili sot do bëjë gjithçka për ju.

VIRGJËRESHA
Sot është dita ideale që të vini në zbatim ndryshimet për të cilat keni kohë që i keni në mendjen tuaj. Me partnerin do të keni një marrëdhënie të qetë duke ju dhënë mundësinë për të marrë edhe vendimet e duhura.

PESHORJA
Sot nuk do të dëshironit të dilnit nga shtëpia pavarësisht se është fundjavë. Prania e partnerit do ju bëjë që momente të gëzuara të kaloni së bashku në këtë ditë të qetë për ju.

AKREPI
Ditë e qetë dhe plot komunikim kjo e sotmja për ata që janë në marrëdhënie. Dialogu i mirë do ju lejojë që të merreni vesh mjaft mirë me partnerin dhe t’i jepni zgjidhje edhe problemeve që keni pasur deri tani.

SHIGJETARI
Ka rrezik që rutina ta pushtojë jetën tuaj në çift dhe kjo ditë do të kthehet në diçka të mërzitshme dhe do ju duket tepër e gjatë. Duhet patjetër të organizoni diçka ndryshe që të thyeni rutinën ku keni rënë.

BRICJAPI
Debati do të jenë temë ditë për çiftet sot. Asgjë nuk do të eci mirë dhe kjo do ju mërzisë pa masë, sa që në disa raste toni i zërit mund të ngrihet më tepër seç duhet. Yjet ju këshillojnë që mos t’i merrni gjërat nxitimthi, por të mendoheni para se të veproni.

UJORI
Ditë jo e qetë për ata që janë në një marrëdhënie. Kokëfortësia e të dyja palëve do ju çojë në debate ku në fund do kuptoni se gjithçka ka qenë thjesht humbje kohe. Mundohuni të ruani qetësinë për të shmangur këtë lloj krize në çift.

PESHQIT
Parashikohet një ditë e mbushur me mërzitje dhe turbullira. Përsa i përket financave nuk duhet të shqetësoheni, pasi ato paraqiten në ditën e tyre më të mirë.

More in Uncategorized
Kryemadhi të rinjve të LRI: Protestoni me banorët e Unazës së Re, Edi Rama…

Gjatë ditës së sotme, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka organizuar takim me strukturat e LRI-së, duke kërkuar mbështetjen e...

Close