Mijëra studentë në protestë, pezullohet mësimi në Tiranë dhe Elbasan

Studentët e Tiranës dhe të Durrësit kanë marshuar drejt ministrisë së Arsimit duke perifrazuar në kor vargjet e Fan Nolit: “O Linditë që s’di këndim, je minister për arsim”. Pasi kanë rrethuar selinë e ministrisë parrullat më frekuente që ata kanë hedhur janë:“Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ” Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, protestuesit bërtitën për një kohët të gjatë në kor marshin e tyre: “Ska më heshtje, s’ka më pritje”

VIDEO:

VIDEO/Mijëra studentë në protestë

VIDEO/Mijëra studentë në protestë

Publiée par Të Paekspozuarit – TPZ.AL sur Mercredi 5 décembre 2018

Ndërkohë në mënyrë simbolike në atë që ka filluar të emërtohet si protesta e Lapsave ata kanë goditur në mënyrë simbolike godinën me të gjithë lapsat që mbanin me vete. Ata kanë përdorur çdo lloj mjeti tjetër paqësor për të sulmuar godinën.
Protesta e cila filloi nga fakulteti i ndërtimit, të cilës i janë bashkuar edhe sivëllezërit e tyre të Elbasanit dhe Durrësit ka si kërkesë kryesore uljen e tarifave:

1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste

Teksa u mblodhën para fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës ata vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Protestuesit u ulën në gjunjë përtokë duke brohoritur: ‘ne nuk ikim’.
Pavarësisht tentativës së zëvendësministres së Arsimit Besa Shahni për të negociuar me studentët, këta të fundit e përzunë nga tubimi. Ata thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provim të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla që ka qenë targeti i kësaj proteste ka deklaruar se do të takojë një përfaqësi me studentët. E pyetur nga ‘Fax Neës’ nëse studentët kanë pranuar të takohen, Nikolla e pohoi diçka të tillë.
Nëse nuk merren parasysh kërkesat, studentët kanë bërë thirrje për revulucion studentor “Revolucion studentor.Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, janë dëgjuar të thërrasin studentët të cilët kundërshtojnë tarifat e provimeve.
“Dilni jashtë” “Duam ministren”, “Anulo vendimin”, “Mbani përgjegjësi”, janë disa nga thirrjet e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit.
“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“– ka deklaruar Lëvizja për Universitetin, që i mbron prej kohësh të drejtat e studentëve.

Gjithashtu protesta të studentëve ka pasur edhe në Elbasan .

VIDEO:

VIDEO/ PROTESTA E STUDENTËVE NË ELBASAN

VIDEO/ PROTESTA E STUDENTËVE NË ELBASAN

Publiée par Të Paekspozuarit – TPZ.AL sur Mercredi 5 décembre 2018

LEXO EDHE:

Studentët i rrethojnë Ministrinë, Nikolla: Nuk pranojnë bisedim

Deklarata e Nikollës/ Studentët: Nesër sërish protestë para ministrisë deri sa… 

Rama i hedh benzinë zjarrit, flet për protestën e studentëve

More in KRYESORE, LAJME
Deklarata e Nikollës/ Studentët: Nesër sërish protestë para ministrisë deri sa… 

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla rrëzoi kërkesat e studentëve për uljen e tarifës së studimit. Studentët kanë reaguar pas qëndrimit...

Close