“Iphone 1000 euro, rrogën 300 euro…”- Majk tregon arsyen pse nuk martohet

Përveç muzikës, tema më e diskutuar dhe që ka më shumë kuriozitet rreth Majk, është marrëdhënia e tij me femrat.

Pse nuk po martohesh? Pse u ndave?- me siguri janë një ndër pyetjet që i janë bërë më shpesh reperit të njohur.

Përgjigjen 1-milion dollarëshe, na e ka dhënë vetë ai para pak minutash.

Me anë të një fotoje të publikuar ditën e sotme në profilin e tij në Instagram, Majk e shpjegon gjithë situatën të shkruar “e bardha mbi te zezë”.

“Këpucët 1000 euro, iphone 1000 euro, çanta e dorës 1000 euro, e rrogën e kanë 300 euro, ose janë pa punë. Femrat në qytetin tim, wow, si e bëni këtë?

Dm.th ju jeni mrekulli.”- shkruhet në foton e postuar nga këngëtari në Instagram, duke iu referuar kështu të gjithë atyre vajzave qe vishen me marka të shtrenjta ndërkohë që rroga që marrin nuk e justifikon aspak jetën luksoze që ata bëjnë.

“Dhe akoma më pyesin pse nuk po martohem, ose pse po ndahem”- shkruan reperi krahas fotos së publikuar.

Pra, u kuptuam, goca. Nëse bëni pjesë në këtë target-grup, mos pretendoni të martoheni me Majk-un.

More in LIFESTYLE
Katy Perry bëhet xheloze, ofron 50.000 dollarë për të mos lënë fansen në takim me Orlando Bloom/ VIDEO

Këngëtarja Katy Perry mori pjesë në një koncert bamirësie të dielën, ku u përball me një fanse për të dalë...

Close