“Elseid Hysajn po e trajtojnë si futbollist skarco”

Mbrojtësi i Napolit dhe i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj është vënë në qendër të kritikave për shkak të paraqitjeve aspak të mira në kampionatin italian.

Përballjet e këtij sezoni po nxjerrin në pah një pasivitet të shqiptarit, e për këtë tifozët dhe drejtuesit e Napolit nuk e kanë fshehur aspak mërzitjen.

Për këtë ka folur edhe agjenti i tij, i cili shtoi se të gjithë i janë sulur Hysajt dhe po e etiketojnë atë si futbollist skarco. Sipas Mario Xhiufredi, shqiptari është në qendër të merkatos dhe kritikat si “skarco”, tashmë e kanë marrë përgjigjen.

“Shikoni si po e trajtojnë Hysajn. Të gjithë flasin për një lojtar skarco, siç mendojnë edhe gazetarët në Napoli. Por lojtarët skarco nuk mund të jenë në qendër të merkatos. Ndoshta shkon te Çelsi dhe do të zbulojmë se nuk është skarco. Ka gjëra që u bëjnë keq futbollistëve. Kur lexoj që gazetarët thonë se Napoli nuk do ta fitojë kurrë titullin, dua t’ua them atyre se kjo ndodh edhe për faj të shtypit, që e masakron skuadrën. Në Torino shtypi lokal nuk sillet kështu”, tha ai.

More in LAJME, SPORT
Vrasja e 21-vjeçares në Rodos, reagon babai i të riut shqiptar

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e studentes 21-vjeçare në ishullin e Rodos. I riu shqiptar ka dhënë deklaratën...

Close