Arjola Shehu tregon si e fitoi punën në televizionin italian

Ditën e djeshme u përhap lajmi se moderatorja e njohur Arjola Shehu do të jetë prezantuese në kanalin e njohur italian “Rai”.

Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, vetë Arjola lajmëroi se ky do të ishte debutimi i saj i parë në një prodhim 100% italian.”

E kontaktuar nga “Anabel”, moderatorja ka rrëfyer se në fakt ende nuk ka nisur punë, por ka shkuar në studiot e “Rai-t” për një vizitë, për të parë se si punohet atje.
“Më vjen mirë që më kontaktoni.

Unë isha vetëm për vizitë në Rai dhe nuk kam filluar punë aty. Isha në studiot e tyre për t’u njohur me ambjentet dhe formën sesi punohet në Rai, një ftesë që më erdhi nga miku im gazetar, Marco Ardemagni.”- ka treguar Arjola, e cila më pas ka zbuluar edhe planet e ardhshme me projektin italian.

“Unë erdha për të prezantuar një anteprima tek Tipicità, një organizim italian, i cili do të mbahet më 9, 10 dhe 11 mars në Fermo të Italisë.

Edhe ai do të prezantohet nga unë dhe Marco. Ky organizim është tërësisht italian dhe jam shumë e lumtur që iu besua edhe një shqiptareje.”- është shprehur ajo.

More in LIFESTYLE
“Iphone 1000 euro, rrogën 300 euro…”- Majk tregon arsyen pse nuk martohet

Përveç muzikës, tema më e diskutuar dhe që ka më shumë kuriozitet rreth Majk, është marrëdhënia e tij me femrat....

Close