

Qeveria franceze do të pezullojë rritjen e taksës së karburantit. Vendimi për rritjen e taksës, ka shkaktuar prej disa javësh protesta të dhunshme në Paris.
Sipas BBC, kryeministri Edouard Philippe kërkoi kompromis me protestuesit, si dhe një mbledhje me grupin parlamentar sot në mëngjes.
Tre persona kanë humbur jetën prej protestave të dhunshme dhe shumë protestues dhe policë janë plagosur.
Qyteti i Parisit ka pësuar dëme kolosale, për shkak të vandalizmit. Veçanërisht shembja e disa statujave pranë Harkut të Triumfit, është konsideruar një humbje e madhe.
Në mbledhjen e planifikuar, Franca pritet të anulojë taksën për rritjen e çmimit të karburantit, vendim që pritej të hynte në fuqi prej 1 janarit 2019.
“Jelekverdhët”, ja kanë dalë të sprapsin qeverinë. Lëvizja e tyre është rritur veçanërisht për shkak të rrjeteve sociale. Kjo lëvizje ka gjithashtu mbështetje në spektrin politik.
Presidenti Macron, u zgjodh dy vite më parë me zotime të shumta për të reformuar vendin, por popullariteti i tij është ulur ndjeshëm, veçanërisht në muajt e fundit.
/TPZ.AL/
Të ngjashme
Gazetari humb durimin, përplas shishen gjatë emisionit: Na çatë b..thën, më lini të flas
Follow Analisti Andi Bejtja ka humbur.
Liga e Europës/ Interi dhe Çelsi dëfrehen, tronditet Leverkuzen
Follow Janë mbyllur të gjithë sfidat.
‘Vlora është transformuar’, Agron Shehaj i kthehet Shalsit: Nuk gënjehen vlonjatët me një Lungomare
Follow Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj,.
Çfarë po ndodh në Tiranë? Mediat e huaja jehonë krizës politike
Follow Gazetat dhe televizionet më prestigjioze.
Baton Haxhiu zbulon planin e Edi Ramës për të emëruar opozitën në Shqipëri
Follow Gazetari nga Kosova, Baton Haxhiu,.
Pasi kërkoi falje, Rama u rikthehet talljeve me opozitën
Follow Menjëherë pas daljes për mediat.
Lubonja shpjegon mesazhin që dha Rama në përgjigjen për opozitën
Follow Analisti Fatos Lubonja analizoi deklaratën.
Koment/ Pse sonte Rama qe për të ardhur keq, shumë keq
Follow Në reagimin e tij të.
Lini nje Koment