LIFESTYLE, 4 Dhjetor 2018, 12:42

Moderatorja lë tv Klan për kanalin Rai: Debutimi im në një prodhim 100% italian

Të gjithë e vunë re se në fillim të këtij sezoni, në tv klan mungonte emisioni i paradites ‘Kush vjen për drekë’, i drejtuar nga Arjola Sheu.

Fillimisht, u përfol se Shehu do të shfaqej në ekranin e Top Channel, por duket se Arjola kishte ambicie më të mëdha dhe përtej kufijve.

Së fundmi, Arjola ka bërë të ditur se është bërë pjesë e televizionit të njohur italian, Rai dhe do jetë prezantuese e programit ‘Tipicita 2019′, bashkë me Marco Ardemagnin.

“Debutimi im në një prodhim 100% italian’, shkruan Arjola duke zbuluar se pjesë e këtij formati edhe Marco Ardemagni.