Lubonja i bashkohet protestës së Astirit: Duhet të rezistojmë, të mposhtim të keqen e madhe që na ka kapur

Analisti Fatos Lubonja, i është bashkuar protestuesve të Astirit, të cilët vijojnë të kundërshtojnë projektin 40 milioneë euro të qeverisë për rindërtimin e Unazës, projekt i cili do të  prishë banesat e tyre.

“Nuk kam ardhur si gazetar apo për të denoncuar këtë projekt kriminal. Por kam ardhur për të materializuar një gjë që kam thënë nëpër media. Kjo nuk është një cështje e Astirit por edhe gjithë shqiptarëve. Çfarë sheh në kodër prite në votër, thonë shqiptarët. Këtu duhet të jemi të gjithë. Kam ardhur si qytetar për të thënë që këtu duhet të jemi të gjithë. Kjo është një cështje e të gjithëve. Këta njerëz na japin ne kurajo, dhe ne duhet ti japim atyre kurajo.
Rezistenca e tyre, është nxitje për rezistencë edhe nga ana jonë.

Do të doja tju tregoja një histori. Është historia e një ekologjiste amerikane, që nuk mbronte shtëpinë por mbronte një pemë një mijë vjecare, sepse një kompani donte të prishte pyllin dhe pemën. Cfarë bëri ajo, hypi në pemë dhe ndejti dy vjet dhe pema nuk u prek. Shtëpitë tuaja nuk duhet t’i lini ashtu kollaj, jo vetëm se janë shtëpi, por janë shtëpitë e të gjithve. Është një shembull që duhet të na japë kurajo, për të mposhtur këtë të keqe të madhe që na ka kapur.
Të bashkohemi bashkë edhe te teatri, edhe në Shkozë, edhe në cdo vend ku ka projekte kriminale.”

/TPZ.AL/ 

More in KRYESORE, LAJME
Deputeti i PD: Zgjidhja e vetme, të mblidhemi te kryeministria dhe të largojmë pushtuesin

Deputeti demokrat Aldo Bumçi ka qenë pranë protestuesve në Shkozë në mbështetje të tyre dhe kundër prishjes së banesave pa...

Close