Liderët më të ndjekur në Instagram, kryeministri i Indisë lë pas Trumpin

Kryeministri indian Narendra Modi është udhëheqësi botëror më i ndjekur në Instagram me 14.8 milionë ndjekës.

Ai pasohet nga Presidenti indonezian Joko Widodo (12.2 milionë ndjekës).

Me 10 milionë ndjekës, Presidenti i SHBA Donald Trump është në vendin e tretë. Renditja është publikuar nga faqja Twiplomacy.

Papa Françesku, i cili filloi “udhëtimin” e tij në Instagram, më 19 mars 2016, është në vendin e katërt me 5.7 milionë ndjekës, pak para Mbretëreshës Rania të Jordanisë, Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe me profilit të Shtëpisë së Bardhë mbi 4 milion ndjekës respektivisht.

Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtari i Dubait dhe kryeministri rus Dmitri Medvedev përfundojnë 10 liderët më të ndjekur të botës në Instagram.

/TPZ.AL/

More in LAJME, Magazine
“Narcos”, posterat kundër Ramës, Tahirit, Xhafës dhe Ballës mbushin Tiranën

Fytyrat e disa zyrtarëve të mazhorancës, kryeministrin Edi Rama dhe dy ish-ministrat e fundit të Brendshëm janë stampuar në vende...

Close