Video/ Pse Kryemadhi mund të votojë pro Erion Veliajt?

Paraqitja e Monika Kryemadhit në “Zonë e Lirë” ku çuditërisht ajo lavdëroi punën e Erion Veliajt në Tiranë, nuk ngjalli vetëm habi dhe nuk nxiti reagime vetëm brenda LSI-së, por ajo qe edhe një konfirmim i asaj që bashkëshortja e Ilir Metës kishte deklaruar më parë.

Në videon që Lapsi.al ka nxjerrë nga emisioni “Real Story” i 22 marsit të këtij viti, duket qartë se Monika Kryemadhi ka theksuar se ajo kalamendet 50% me 50% për të votuar pro kryebashkiakut aktual. Dhe më e bukura është se sikurse duket në videon e përgatitur prej nesh, Erion Veliaj i’u përgjigj një javë më pas se askush nuk mund të priste më shumë nga drejtuesja e opozitës sesa dilemën se mund të votonte edhe për të.

Por, nga marsi i këtij viti e deri në paraqitjen tek Arian Çani, Kryemadhi ka folur edhe herë të tjera duke “derdhur lot” apo duke vënë bast, për kryebashkiakun që është aq i mirë sa xhelozia e Ramës do ta djegw duke mos e kandiduar më.

Atëhere me të drejtë çdo opozitar mund të ngrejë pyetjet:

Si ka mundësi që njeriu i akuzuar nga dyshja pd-lsi, për gënjeshtrën se nuk do të firmosë asnjë leje ndërtimi brenda Tiranës, njeriu që korruptoi aktorët dhe pranoi anashkalimin e këshillit bashkiak për çështjen e teatrit, njeriu që mbron tenderin 40 milionësh tek unaza e re, njeriu që ka blerë mediat antiopozitare dhe që i ka vjedhur edhe vetë LSI-së këshilltarët bashkiakë, mund të vizatohet me këto ngjyra nga Kryemadhi?

Lapsi.al i ka shtruar këtë pyetje disave prej hierarkëve të LSI-së. Përgjigjja që ata të japin në konfidencë është e njëjtë: “Monika e bën për shantazh. Ajo e di se Rama dhe Veliaj kanë divergjenca dhe ajo po mundohet t’i hedhë benxinë zjarrit”.

Në fakt, kjo mënyrë bizantine e konceptimit të politikës ka një problem të madh, sepse është e papranueshme që një lider politik të flasi krejt të kundërtën e asaj që mendon, pra të mashtrojë publikun, vetetëm për hir të të bërit diversion.

Por përveçse imorale ajo nuk është as produktive.

Sepse po të mendojmë për një çast se Rama dhe Veliaj e gjejnë gjuhën dhe “lali” rikandidohet për bashkinë e Tiranës, atëherë çdo të bëjë Monika?

Gjëja e parë e Veliajt në këtë fushatë do të qe shndërrimi në spot kryesor i kësaj videoje që Lapsi.al po publikon (shiko poshte). Dhe në këtë rast Monika Kryemadhit do ti mbeteshin vetëm dy zgjedhje fatkeqe: ose mos e paraqiste fare LSI-në në garën e Tiranës, ose të jepte dorëheqjen nga drejtimi i partisë në këtë fushatë./Lapsi.al

More in KRYESORE, LAJME
Panuçi për mediat turke: Tani nuk flitet më për miqësore

Kristian Panuçi ka komentuar shortin e kualifikueseve të Europianit 2020 dhe për mediat turke, për përballjen me Turqinë në kualifikueset...

Close