Video/ Banorët e Unazës së Re, me jelekë si në Francë: “Qeveri hajdute, qeveri e krimit”

“Qeveri e krimit, qeveri hajdute!”. Kjo është thirrja e banorëve të shumtë të Unazës së Re, të cilët kanë dalë në protestë në ditën e tyre të 30-të kundër prishjes së banesave të tyre.

Ata kanë veshur jelekë  portokallinj, duke imituar protestuesit në Francë, të njohur si “jelekët e verdhë”.

“Besuam shumë të Erion Veliaj, si djalë i ri, por na zhgënjeu. Parlamenti ynë nuk është për ne, është për maskarenjtë. Nuk mendojnë popullin, por xhepat e tyre”, tha një banor.

/TPZ.AL/

More in KRYESORE, LAJME
Po pastronte armën, vret veten nga pakujdesia

Një 71-vjeçar në Durrës dyshohet se nga pakujdesia ka vrarë vetën me armën e tij të gjahut të cilën po...

Close