Teatër në parlament/ Bojkoti i opozitës detyron Ramën të caktojë Erion Braçen si opozitë

Seanca e sotme parlamentare, ka qenë një teatër i kuruar me kujdes nga Rilindja e Edi Ramës.

Duke qenë se opozita vijon bojkotin e parlamentit, mazhoranca duket se ka nisur përpjekjet për të krijuar opozitën e vet brenda shumicës. Deputeti i zgjedhur për t’u shpallur si opozitari kryesor, është Erion Braçe, gjithmonë i gatshëm për ta përqafuar këtë rol dhe për të krijuar debate artificiale.

Ai ka replikuar ditën e sotme me këdo që i dilte përpara, duke filluar nga kryeministri Rama, ministri Ahmetaj apo kolegët e tij në parlament.

Braçe gjithashtu kishte depozituar një numër të madh amendamentesh, por, siç pritej, këto amendamente janë rrëzuar.

Këto tentativa të dëshpëruara për të krijuar idenë se në Shqipëri ka jetë normale parlamentare, kanë rezultuar të pasuksesshme. Bojkoti i opozitës, është një problem serioz për qeverinë Rama. Nëse ky bojkot do të vijojë dhe do të shtrihet edhe tek zgjedhjet e ardhshme lokale, kriza për Rilindjen, pritet të thellohet.

/TPZ.AL/

More in KRYESORE, LAJME
Hahn viziton sot Prishtinën, deputetët e Listës Serbe kërkojnë takim me të

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Ai pritet...

Close