Zbulohet skema, ish-kryeministri Gruevski është arratisur nga Shqipëria

Ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.

Ish shefi i qeverisë së Maqedonisë ka përdorur automjete që i përkasin ambasadës hungareze në Tiranë për t’u larguar.

“N.Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A.  Automjeti i perket ambasadës Hungareze në Tiranë”.

Sipas Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, Gruevski ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi.

Por, Policia e Shtetit, nuk jep informacion lidhur me mënyrën si ka hyrë Gruevski në territorin shqiptar, duke shtuar dyshimet se ai mund të mos jetë regjistruar në sistemin TIMS, pra të ketë hyrë ilegalisht.

Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg.

Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të meidas në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se:

Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.

More in BALLKAN, KRYESORE, LAJME
Aksident i rëndë në Tiranë, makina e policisë përplas këmbësoren (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Paskuqan, si pasojë e të cilit mësohet se ka mbetur e...

Close