Skandali/ ”Më i rrezikshmi në Fier”, Policia ngatërron foton, gazetari Hoxha: Me Sokolin jemi rritur bashkë, ja me çfarë merret!

Ditën e sotme Policia e Shtetit publikoi emrat dhe fotot e 17 personave më të kërkuar në qytetin e Fierit, mes tyre dhe shtetasin Sokol Hoxha.

Një prej fotove të përdorura nga ana e policisë së shtetit rezulton të jetë një bletërritës, dhe jo një kriminel siç thotë njoftimi i policisë.

Ka qenë gazetari Artan Hoxha ai që ka bërë të ditur ngatërresën, teksa thotë se Sokoli që është publikuar nga ana e policisë është dikush me të cilin ai është rritur, dhe merret me rritjen e bletëve në Çorovodë.

‘’Me Sokolin e fotos jemi rritur bashke, jemi nje brez, kemi qene ne klasa paralele ne shkollen 8-vjecare dhe gjimnaz. Sapo pashe foton e tij u habita, mu duk e pabesueshme qe ne 2018-en Policia e Shtetit te bej gafa te tilla. Per merak te Policise dhe te qytetareve qe e kane lexuar kete njoftim, shperndare ne gjithe median shqiptare kete dite, Sokoli i fotos me mori ne telefon dhe me tha se ishte si gjithnje ne vendbanimin e tij Corovode, ku ka jetuar ketu e 44 vite me pare, duke u marre me rritjen e bleteve te tij”, shkruan mes të tjerave gazetari Hoxha në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i gazetarit Hoxha:

Kur Policia e Shtetit ngaterron Sokolat.

Policia e Shtetit ka shperndare sot nga webfaqja zyrtare listen e 17 personave me te kerkuar te Qarkut te Fierit, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg.

Sapo u publikua lista, i hodha nje sy me kuriozitet nese personazhet e kesaj liste perputhen me personat te cilet realisht perbejne rrezikshmeri te larte ne qarkun e Fierit. Nuk shkova dot me poshte se numri kater i kesaj liste, sepse foto qe pashe ne krah te gjeneraliteteve Sokol Kadri Hoxha, ishte nje imazh shume i njohur. Sokoli ne foto nuk ka asnje lidhje me Sokolin e denuar per krime te renda, te cilin e kerkon policia brenda dhe jashte vendit.

Me Sokolin e fotos jemi rritur bashke, jemi nje brez, kemi qene ne klasa paralele ne shkollen 8-vjecare dhe gjimnaz. Sapo pashe foton e tij u habita, mu duk e pabesueshme qe ne 2018-en Policia e Shtetit te bej gafa te tilla. Per merak te Policise dhe te qytetareve qe e kane lexuar kete njoftim, shperndare ne gjithe median shqiptare kete dite, Sokoli i fotos me mori ne telefon dhe me tha se ishte si gjithnje ne vendbanimin e tij Corovode, ku ka jetuar ketu e 44 vite me pare, duke u marre me rritjen e bleteve te tij.

Nese nuk do ta njihja personalisht do ta besoja vertet si 99% e atyre qe e kane lexuar kete lajm, se policia po kryen mesemiri detyren e saj.

Zoterinj te policise kam detyrimin tu njoftoj se Sokoli ne foton e publikuar nga ju dhe nepermjet jush ne gjithe median shqiptare, nuk ka asnje lidhje me Sokolin e denuar per krime te renda. Ata kane te perbashket emrin, atesine dhe mbiemrin.

Por Sokoli ne foto e ka datelindjen 8 janar 1975, Sokoli qe ju kerkoni e ka 17 maj 1975. Sokoli ne foto banon ne qytetin e Corovodes, Sokoli qe kerkoni ka adrese banimi lagja “1 Maji”, ne qytetin e Patosit.

Keni te pakten qe nga viti 2002, qe sa here e gjeni kete Sokolin e fotos, ne rruge, ne dogane apo aeroport, i hidhni hekurat pa asnje sqarim dhe pastaj e “postoni” drejt e ne policine e Fierit.

Dhe Sokoli i fotos pasi ben disa dite izolim gjithnje u thote se keni ngaterruar persona. Po si eshte e mundur qe per 16 vite me rradhe beni te njejten lajthitje, dhe gjithnje kapni nje njeri ne hallin e vet me duar ne xhepa dhe asnjehere nuk kapni ate Sokolin e vertete te denuar me 25 vite per vrasje. Madje ne nje rast nuk e keni lejuar as te votoje Sokolin e fotos.

Po nese nuk e kapni dot Sokolin qe kerkoni, te pakten mos e arrestoni kot Sokolin e fotos se kjo histori eshte bere me teper se qesharake. Hiqjani ate dreq fotografie nga sistemi dhe lejojeni Sokolin e fotos te jetoje jeten e vet si qytetar i lire.

Uroj qe ky gabim 16 vjecar te mos jete bere me dashje per te shpetuar Sokolin vrases ne kurris te Sokolit bleterrites!!!!

Bejeni shpejt sa pa e keshilluar kush Sokolin e fotos, te kap nje avokat te mire dhe tu hedh ne gjyq se e keni bere balte.

Kam te pakten nja 6 vite qe kerkoj vazhdimisht te behet publike lista e personave ne kerkim brenda dhe jashte vendit, madje bashke me fotot e tyre ne menyre qe personat e denuar te mos i shohim te lire ne rruge, lokale, administrate apo parlament, dhe te peshperisim me vete a eshte ky ai i denuari qe kerkohet?!!! Asnjehere se publikoni ate dreq liste, sidomos per shqiptaret e denuar jashte vendit, pse-ne e dini ju!!! Prandaj njeres te tille i shohim drejtora, profesore, kryetare bashkie apo deputete. Por edhe kur publikoni ndonje cep liste personash ne kerkim, kontrolloheni mire dreqi ta haje se per ate pune paguheni.

Per Sokolin e fotos, mos u merzit mor burre, ti tashme je rregjur me proceduren. Edhe po te kapen si te kane arrestuar per 16 vite me radhe, zamet e ke te besh nje xhiro deri ne Fier, por kerkohu te te kthejne prape ne shtepi se ata te lene te dera komisariatit…

More in AKTUALITET, LAJME
Prokurori Gentian Osmani kaloi vettingun, IKP ankimon vendimin

Institucioni i Komisionarëve Publikë (IKP) ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për prokurorin e Krimeve të...

Close