“Papajtueshmëri me modelin e punës”, zbardhet letra e ish-zv.ministrit Muka drejtuar Ramës

Zbardhet letra e dorëheqjes së Taulant Mukës, i cili për dy javë mbajti postin e zv.ministrit të Arsimit.

Në letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës vë në dijeni edhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla, Muka thotë se nuk është dakord me modelin e punës së aplikuar në ministri.

LETRA:

I nderuar zoti kryeministër

Për arsye etike, morale e profesionale dhe të papajtueshmërisë që unë kam me modelin e punës së aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ju falenderoj për besimin që më dhatë dhe ju uroj suksese në punën tuaj si Kryeministër

Me respekt

Taulant Muka”.

Taulant Mula ka qenë përballë një presioni të madh të publikut e medias pasi pranoi disa javë më parë propozimin e Ramës për t’i zënë vendin parardhësit të tij, të cilin e denoncoi për plagjiaturë, Ervin Demo.

More in AKTUALITET, LAJME
Kokaina në Ekuador, kush është shqiptari kreu i organizatës (Foto)

Këta janë 11 personat e arrestuar pas operacionit ndërkombëtar anti-drogë që u shtri në Ekuador dhe Greqi. Në sajë të...

Close