Jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka

Vetëm pak kohë nga marrja e detyrës, jep dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka. Ai u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, ndërsa zëvendësoi Ervin Demon.

Dorëheqjen Muka ia ka dorëzuar ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Kujtojmë se ardhja në këtë detyrë e Mukës u shoqërua me debate të mëdha, pasi ishte ai që akuzoi Demon për plagjiaturë. Por pak javë pas dorëheqjes së Ervin Demos, Muka mori postin e zv.ministrit me emërim të kryeministrit Edi Rama.

Studiuesi denoncoi plagjiaturën që sipas tij zv.ministri i Arsimit Ervin Demo kishte bërë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.

More in AKTUALITET, LAJME
Haradinaj: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, kufijtë s’preken

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë por pa i diskutuar kufijtë e...

Close