Aksident i rëndë në Tiranë, makina e policisë përplas këmbësoren (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Paskuqan, si pasojë e të cilit mësohet se ka mbetur e plagosur një grua.

Sipas një dëshmitari okular thuhet se dy makina policie, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas njëra prej tyre ka goditur gruan që ka qenë kalimtare.

Në videon e dërguar pranë redaksisë së Joq.al shihet se si gruaja qëndron e shtrirë pa ndjenja në mes të rrugës, ndërkohë që të tjerët presin të vijë ambulanca në vendngjarje, që sipas dëshmitarëve është vonuar më shumë se 40 minuta dhe policët donin ta merrnin me makinë private për ta dërguar në spital.

Ja çfarë shkruahet në mesazhin në fjalë:

Përshëndetje JOQ, ka ndodhur një aksident në Paskuqan dhe ambulanca s’ka ardhur akoma, po vonohet më shumë se 40 minuta. Makina është e policisë, policët pa pikë edukate donin ta merrnin me makinë private. Çfarë shteti është ky? Gruan që është në tokë e ka goditur makina e policisë. Shikoni videon shihet se makinat kanë bërë aksident me njëra-tjetrën. Kështu ajo gruaja ishte kalimtare dhe ata e kanë goditur atë.”

More in AKTUALITET, LAJME
Manjani: Prokurorin Ramadan Troci sot e shkarkoi mafia në pushtet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për shkarkimin e prokurorit Ramadan Troci. Manjani ka lëshuar akuza të forta në...

Close