Zonja, me mirësjelle ju lutem! Bilanc 100 vjet pas dhënies së të drejtës së votës

Gjermania është një nga vendet e para që i ka dhënë gruas të drejtën e votës. 100 vjet më vonë gratë në politikë janë ende të pakta në numër, megjithë Angela Merkelin.

A është Gjermania e gatshme të ketë si kancelare një burrë?

Që kur Angela Merkel ka bërë të ditur, se nuk do të kandidojë më për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kjo barcaletë ka mbushur rrjetin e mediave sociale. Barcaleta thotë se historia e grave në politikën gjermane është njëkohësisht historia e gruas që drejton prej 13 vjetësh qeverinë dhe, që prej shumë vitesh shihet si gruaja më e pushtetshme e botës.

Të rinjtë në Gjermani nuk i kanë njohur kohët kur vendi nuk drejtohej nga një grua. E megjithatë barcaleta për kancelaren burrërore le një shije të hidhur. Sepse edhe pas më shumë se një dekadë Merkeli në pushtet, Gjermania nuk është bërë parajsa për barazinë e grave dhe burrave.

Gratë përbëjnë gjysmën e votuesve, e megjithatë në parlamentin aktual ato nuk përfaqësohen nga gjysma e deputetëve, por nga një e treta e deputetëve, që janë gra. Hera e fundit që parlamenti ka pasur kaq pak gra ka qenë në vitin 1998. Në parlamentin e landeve ose në Këshillat e qyteteve kjo shifër është edhe më e ulët.

100 Jahre Frauenwahlrecht (picture-alliance/ G. Fischer)

Punë vullnetare për burrat

“Politika në Gjermani është e dominuar nga burrat, dhe kjo fillon që në politikën komunale,” thotë kjo grua, të cilës profesioni i jep të drejtë të dijë këtë gjë. Helga Lukoshat është shefe e EAF, një organizate që punon për shance të barabarta për të gjithë. Në Këshillin e Komunës fillon pjesa më e madhe e karrierave politike. Por kush angazhohet në nivel lokal, e bën këtë me bazë vullnetare, dhe duhet të ketë kohë për të shkuar nëpër mbledhje.

“Për gratë, që ende vazhdojnë më shumë të merren me punët e shtëpisë dhe të kujdesen për fëmijët, kjo punë është e komplikuar,” thotë Lukoschat. Nuk është pra çudi që një në dhjetë kryetarë bashkie në Gjermani është grua.

“Nganjëherë është e vështirë, të fitosh gratë të merren me politike,” thotë Ina Scharrenbach, kryetare e shoqatës së grave së partisë kristiandemokrate, CDU, në landin e Vestfalisë dhe ministre e landit për vendosjen e shanceve të barabarta. Duhet të dalë dikush të thotë, “na duhet kjo gjë”. Rezerva në gra të afta është shumë e madhe, thotë Helga Lukoshat. “Partitë duhet t’ i flasin grave me synimin që të organizohen në bazë dhe të realizojnë më shumë dëshirat e tyre, për shembull të shtyjnë oraret e takimeve.”

Infografik Frauenanteil im Bundestag nach Parteien EN

Faktori pushteti është vota

Gratë janë ta pafavorizuara edhe nga e drejta gjermane e votës. Në Gjermani në parlament mund të zgjidhesh ose me mandat direkt ose nëpërmjet një vendi në listë. Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës një e katërta e kandidatëve për zgjedhje direkte ishte grua. “Kandidatë të suksesshëm burra nuk lënë pa e provuar sërish,” thotë Helga Lukoschat. Dhe gjithnjë zgjedhësit i besojnë më shumë një burri.

Përbërja e ulët e grave në parlamentin gjerman, Bundestag, shpjegohet edhe me futjen në parlament të dy partive që dominohen nga burrat, Aleancës për Gjermaninë, AfD, dhe partisë së afërt me ekonominë, FDP, që u fut në parlament sërish pas katër vitesh. Tek FDP, përbërja e grave është 23 përqind, tek AfD është 11 përqind.

Një hap drejt vendosjes së barabartë të grave dhe burrave në politikë do të ishte, sipas Lukoschatit, një ligj për shance të barabarta. Një ligj i tillë do t’ i bënte partitë që t’ i jepnin 50 përqind të kandidaturave direkte dhe vendeve në listë për gratë.

“Në Francë ky ligj, ‘Loi sur la parité’ ka krijuar mundësinë që përbërja e grave në parlament të rritet,” thotë studiuesja për çështjet e gjinive, Barbara Holland-Cunz nga Universiteti i Gießenit. Në një rradhitje që rreshton vendet sipas përqindjes së grave në parlament, Franca zë vendin e 14 nga 193 vende, kurse Gjermania vendin e 46.

Të forta apo të ashpra?”

“Pjesa feministe tek unë mendon se situata aktuale është për të ngritur flokët përpjetë, mendon studiuesja. “Ende situata është e tillë, që burrat dhe gratë nuk perceptohen njësoj në politikë, edhe kur bëjnë të njëjtën gjë, thotë Holland-Cunz.

Këtë përvojë ka edhe Ricarda Lang, zëdhënëse e partisë së Gjelbër. “Gratë shihen shpesh si të ashpra, të zhurmshme ose agresive, kur thonë mendimin e tyre,” thotë Lang. Edhe vetë tek Partia e Gjelbër, një parti me më shumë se 50 përqind gra, ajo e ka vënë re një gjë të tillë. “Në mbledhje shpesh gratë ndërpriten, ose kur flasin për një pikë që ka rëndësi në përmbajtje, ajo më vonë i vishet një burri. Çështja e rëndësishme është nëse partia ka si synim që të ndryshojë diçka në këtë drejtim, thotë ajo.

100 Jahre Frauenwahlrecht (picture-alliance/M. Schreiber)

Merkel dhe gratë e forta

Ricarda Lang është e zhgënjyer nga Angela Merkel. Si person ajo ka një efekt simbolik, por si kancelare ajo e ka shfrytëzuar shumë pak këtë gjë. Për studiuesen e gjinive, Holland-Cunz kancelarja është as mish as peshk. “Ajo asnjëherë nuk e tregon veten si grua”. Por vetëm kështu ajo ka pasur mundësi të jetë e suksesshme në garën me burrat konkurrues.

Kryetarja e EAF, Lukoschat thotë se ka pasur mjaft rezerva ndaj Merkelit në fillim. “Ajo ishte gruaja e parë që doli  në krye, ajo ishte nga Gjermania lindore dhe ishte pa fëmijë.” Duhet patur parasysh se ajo vuri në poste gra të forta si, ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.

Ina Scharrenbach, në Partinë Kristiandemokrate, CDU, thotë se Merkel shpesh ka pyetur me këmbëngulje, ku janë gratë. Përbërja e madhe e burrave në organizatën rinore të CDU-së, ajo e komenton me gratë e bëjnë jetën më të pasur “jo vetëm në jetën private, por edhe në atë politike”.

Megjithë pikëpamjet e ndryshme që Scharrebach, Lang, Lukoschat dhe Holland-Cunz, kanë për trashëgimin e Merkelit ato thonë se 100 vjet pas dhënies të së drejtës së votës për gratë në Gjermani, do të duhen edhe 100 të tjera deri sa gratë dhe burrat të vendosen në pozicione të barabarta./ DW/

More in BLOG
Vetëkontrolli, si funksionon dhe si mund të përmirësohet

Nga Steffano Canali Një gotë me tepër, një çokollatë më shumë, e disata cigare e fundit, apo edhe thjesht një...

Close