“Varrimi i Kacifas’, Idrizi: Turp për dy Vangjelët, Dulen e Tavon

Kryetari i PDIU-së deklaroi për të “Paekspozuarit” se është turp që deputetët Vangjel Dule dhe Vangjel Tavo nderuan terroristin grek Kostandines Kacifas duke marrë pjesë në varrim.

“Është turp për ata të dy që kanë qenë aty në nderim të një terroristi që u vra me armë në dorë kundër policisë”, tha Shpëtim Idrizi.

Deklarata e kreut të PDIU-së, në emisionin Të paekspozuarit, vjen si reagim për pjesëmarrjen e deputetit të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe atij të LSI-së Vangjel Tavo, në ceremoninë mortore të Kacifas, i cili u vra në datën 28 tetor gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës. TPZ.AL

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Rama: Të hënën e çoj Metën në Kushtetuese, i jap dhe një javë afat për Sandër Lleshin

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e së enjtes në studion e emisionit “Real Story” se do t’ja dërgojë edhe...

Close