Përfundon pa marrëveshje takimi mes Thaçit dhe Vuçiç

Ka përfunduar pa marrëveshje të enjten takimi mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Pas takimit, Vuçiç u është përgjigjur me nervozizëm pyetjeve të gazetarëve, në një takim që është mbajtur nën kujdesin e Federica Mogherini.

Vuçiç u shpreh se Serbia është e hapur për dialog, por edhe pala tjetër duhet të respektojë marrëveshjet.

Në një pjesë të madhe të diskutimit të tij, Vuçiç shprehu kritika për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës prej 10% për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

“Çfarë janë në gjendje të respektojnë shqiptarët nëse nuk janë në gjendje të respektojnë marrëveshjet të cilat i kanë nënshkruar para 10 vitesh”, – thaVuçiç.

Nga ana tjetër, Presidenti i Kosovës është shprehur se takimi ishte i vështirë me Vuçic për shkak të diskursit të tij agresiv dhe arrogancës së shprehur.

“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe Vuçiç derisa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 12/44’, -tha Thaçi.

Thaçi tha se takimi i radhës do të mbahet së shpejti dhe shpreson në arritjen e një marrëveshje finale.

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Pranga shqiptarëve, trafikonin kokainë nga Holanda në Greqi

Shkatërrohet nga policie helene një organizatë që merrej me trafikun e kokainës nga Europa Perëndimore në drejtim të Greqisë. Për...

Close