Mosdekretimi i Lleshit/ Bushati: Meta bëri një akt politik, kërkon të frenojë pushtetin e Edi Ramës

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua mosdekretimi i Sandër Lleshit nga Ilir Meta, u shpreh se veprimi i Presidentit është politik dhe se ai synon t’i ngrejë një barrikadë Edi Ramës.

Bushati tha gjithashtu se presidenti ka detyrimin ti tregojë shqiptarëve, arsyen e mosdekretimit të Lleshit.

Kjo nuk është cështje që zgjidhet me dyer të mbyllura. Presidenti ka detyrimin ti tregojë shqiptarëve arsyet. Unë mendoj se kjo është një lëvizje politike. Në fakt Meta na ka thënë arsye. Ai ka thënë, unë nuk do lejoj të ketë më sekretar të parë në Shqipëri, pra një Enver Hoxhë të dytë.

Po të shohësh ecurinë si ka vepruar Meta, edhe mungesën e shpjegimeve, edhe kërkesat që u ka çuar institucioneve, ka patur vullnet për ta rrëzuar Sandër Lleshin. Ky është vullnet politik.

Kur një president, është atje si përfaqësues i një fryme opozitare, Lulit dhe bashkëshortes së tij, mendon se Rama po shkatërron Shqipërinë, po vjedh zgjedhjet me përgjimet që keni nxjerrë ju me Dakon, a duhet një president, të përdorë mjete të ligjshme dhe të paligjshme për të frenuar pushtetin e Edi Ramës? Ti kërkosh të bëjë ëngjëllin në një shpellë djajsh, është ta marrësh për kukull. I takon të përdorë cdo mjet të mundëshm obstruksioni që ka në dorë, për ti ngritur barrikadë Edi Ramës“, u shpreh Bushati.

/TPZ.AL/ 

Të ngjashme

More in KRYESORE, LAJME
Artan Hoxha: Në varrimin e Kacifas kishte forca speciale e komando grek

Gazetari Artan Hoxha, të enjten, deklaroi se në manifestimet e sotme antishqiptare gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kacifas në...

Close