Mero Baze: Nuk kemi problem me Greqinë por me një tufë idiotësh grekë!

Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua demostrata e ekstremistëve grekë, gjatë varrimit të Kostandinos Kacifas, u shpreh se ky manifestim ishte shenjë e idiotësisë së një grupi të vogël njerëzish. Sipas Bazes, Shqipëria nuk ka një problem me Greqinë por me “një tufë idiotësh grekë”.

Opinioni publik shqiptar dhe media shqiptare është më e hapur se media greke. Kjo nuk është garë kush ka më shumë idiot, Greqia na e kalon në këtë pikë.

Mendoj se shteti shqiptar është sjellë mirë. Mund t’i marrë nën hetim dhe t’u ndalojë hyrjen herë tjetër. Nuk mendoj se beteja mes Shqipërisë dhe Greqisë është kush të eleminojë idiotët e palës tjetër.

Nuk kemi një problem me Greqinë, por me një tufë idiotësh grekë“, u shpreh Baze.

/TPZ.AL/

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Nazarko :Edi Rama gabim që u përfshi në cështjen Kacifas

“Kryeministri Rama nuk duhet të ishte përfshirë në çështjen Kacifas”, thotë analisti Mentor Nazarko në emisionin Të peaekspozuarit, në News...

Close