Mero Baze: Mosdekretimi i Lleshit nga Meta, përplasje institucionale që përdoret për krizë politike

Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar refuzimin e Presidentit Meta, për të dekretuar Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm. Sipas Bazes, ky është një veprim politik, i cili ka për qëllim krijimin e një krize politike. Baze thotë se nuk është kompetencë e Metës, të vendos për kabinetin.

“Është sjellje politke e Metës, e mbështetur mbi objektiva politike dhe jo detyrime institucionale.
Fryma e Kushtetutës, nuk i jep të drejtë Presidentit të gjykojë për përmbajtjen e qeverisë, përvec dekretimit formal. Nuk mund të diktojë presidenti cilët do të jenë ministrat.
Përfytyroni që Edi Rama të kishte President, Pandeli Majkon, të thoshte këto janë shokët e tu, unë dua Erionin apo të tjerë.
Është përplasje institucionale e fortë, që përdoret për krizë politike. Është e justifikueshme si lideri i opozitës, por jo kur e bën Presidenti”.

/TPZ.AL/ 

 

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Artan Hoxha: Agimi Artë po kërkon emrat e policëve të RENEA-s që vranë ekstremistin Kacifas

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka thënë sonte në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, se ekstremistë grekë të Agimit të Artë...

Close