Masakra e Kalifornisë/ Pas një viti dilte në pension, sherifi: Rreshteri vdiq si një hero

Rreshteri Ron Helus, i cili vdiq në spital pasi u qëllua gjatë të shtënave në Kaliforni, kishte planifikuar të tërhiqej vitin e ardhshëm, pas 29 vitesh shërbimi. “Ai vdiq si një hero, shkoi për të shpëtuar jetën”, tha sherifi Geoff Dean.

Gjatë një sulmi mbetën 13 të vdekur dhe disa të plagosur, duke përfshirë edhe zëvendësherifin, nga të shtënat në një bar në Thousand Oaks, Kaliforni, rreth 70 kilometra në perëndim të Los Anxhelosit, ku po zhvillohej një festë studentore.

Sulmuesi është vrarë gjithashtu, raporton zëdhënësi i sherifit të Ventura County.

/TPZ.AL/

Të ngjashme

More in BOTA, LAJME
Masakër në SHBA, 13 të vrarë në Los Anxheles

Janë 13 të vdekur dhe disa të plagosur, duke përfshirë edhe zëvendësherifin, nga të shtënat në një bar në Thousand...

Close