Masakër në SHBA, 13 të vrarë në Los Anxheles

Janë 13 të vdekur dhe disa të plagosur, duke përfshirë edhe zëvendësherifin, nga të shtënat në një bar në Thousand Oaks, Kaliforni, rreth 70 kilometra në perëndim të Los Anxhelosit, ku po zhvillohej një festë studentore.

Sulmuesi është vrarë gjithashtu, raporton zëdhënësi i sherifit të Ventura County.

Sipas dëshmive të disa të pranishmëve, mbante një “maskë skish në fytyrë, por vetëm në gjysmën e poshtme të saj” dhe një kapele të zezë të bejzbollisti.

Ai dukej se e dinte të rimbushte armën e tij dhe e bëri atë me lehtësi.

Sipas policisë të paktën 30 të shtëna u qëlluan në Borderline Bar & Grill në Thousand Oaks.

Dinamikat dhe motivet nuk janë ende të njohura. Disa dëshmitarë i thanë ABC-së se panë një burrë që ishte në lokal “duke qëlluar drejt turmës”.

Të tjerë kanë thënë se sulmuesi lëshoi bomba tymuese për të ngatërruar ata që janë të pranishëm.

/TPZ.AL/

Të ngjashme

More in BOTA, LAJME
Përplaset nga “Benz”-i, gjen vdekjen shqiptari 65-vjeçar në Itali

Një emigrant shqiptar në Itali ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme (7 nëntor) për shkak të një aksidenti rrugor....

Close