Funerali i ekstremistit grek, kore raciste ndaj shqiptarëve në Bularat

Me veshje ushtarake dhe i mbuluar me flamur grek, arkivoli i Kostandinos Kacifas ka dalë nga banesa rreth orës 13:15 minuta.

Qindra qytetarë nga Greqia u mblodhën në fshatin Bularat, për t’i dhënë lamtumirën e fundit ekstremistit grek, 12 ditë pas vrasjes nga forcat RENEA.

Kortezhi udhëhiqej nga një flamur i madh grek.

Ndërsa thirrja e qytetarëve grek ishte “Kaçifas ti jeton, na udhëhiq”.

Nuk kanë munguar britmat rraciste ndaj shqiptarëve, të cilëve pjesëmarrësit iu referuan si “qentë shqiptarë”.

Parullat e tjera të tyre ishin: “Vorio Epiri është Greqi dhe Maqedonia është Greqi”.

Mesha e fundit në Kishën e Shën Thanasit në Bularat do të mbahet nga mitropoliti i Gjirokastës, Dimitrios, ndërkohë që gjatë funeralit, sipas mediave grekë, do të këndojë këngëtari i njohur i këngëve të zonës së Epirit, Sava Siatra.

Në varrin e hapur është vendosur një flamur grek, ndërkohë që edhe pllaka që e shoqëronë atë, tregon vetëm emrin e tij, një flamur grek dhe moshën: 35 vjeç, pa vitin e lindjes dhe të vdekjes.

Në orët e paradites, banorë të fshatit dhe grekët e ardhur nga Greqia e kanë shndërruar në një vend peligrinazhi vendin ku u vra minoritari.

Ata kanë formuar një kryq me të madh me anë të gurëve, si dhe kanë shkruar fjalë “hero” (iroas). Gjithashtu, kanë vendosur flamuj grekë.

 

/TPZ.AL/

LEXO EDHE: 

Të dhjerë, por tolerantë përballë vorio epiriotëve

Të ngjashme

More in KRYESORE, LAJME
Ndodh edhe kjo gjatë funeralit të Kaçifasit, grekët: “Maqedonia është greke”

Qytetarët e shumtë grekë që kanë ardhur për të marrë pjesë në funeralin e Konstandin Kaçifasit, përveç banderolave kushtuar minoritarit...

Close