Debati/ Bushati: Rama humb vetëm nëse opozita bojkoton zgjedhjet, Baze: Lulzim Basha do të shkojë në zgjedhje

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua mosdekretimi i Sandër Lleshit nga presidenti Meta, deklaroi se kryeministri e ka kuptuar lojën, duke iu referuar kështu përpjekjes së opozitës dhe presidentit Meta për të përdorur mjeta ekstraligjore, për largimin e Edi Ramës.

Bushati tha se e vetmja mënyrë që opozita të triumfojë në këtë betejë, është bojkoti i zgjedhjeve, sepse me çdo konfigurim tjetër, fiton Edi Rama.

Po të jesh në vendin e Ramës kryeministër,  të kesh paraardhëin tënd të thotë me cdo kusht me Ramën nuk shkohet në zgjedhje. Të kesh Bashën që thotë kemi strategji me përgjime dhe do nismi protestat. Kur ke përballë Presidentin që nuk dekreton ministrin. Po teë vini re, Top Channel, kishte bërë një investigim, dhe tregonte se që nga momenti kur opozita është larguar me bojkot nga parlamenti, ai nuk ka firmosur më dekretet.
Pra këtu Rama kupton se kundërshtari po e lufton edhe me mënyra ekstra ligjore.I vetmi vend ku Rama humbet, është bojkoti i zgjedhjeve. Nëse opozita nuk futet në zgjedhje, Rama është i humbur. Me gjithë konfiguracionet e tjera, Rama fiton. Po u futën në zgjedhje, di Rama si ua merr pastaj”,u shpreh Bushati

Ndërsa analisti Mero Baze, shprehet se Lulzim Basha do të shkojë në zgjedhje dhe se veprimet e tij e tregojnë këtë gjë.

Zoti Basha, jo vetëm që ka thënë do marr pjesë në zgjedhje, por ka thënë në zgjedhjet e ardhshme do mundohemi të bëjmë edhe zgjedhjet e përgjithshme. Zoti Berisha, e ka këtë tezë, për të mos marrë pjesë në zgjedhje.
Basha përkundrazi, ka nisur të organizojë strukturat. Ai po e mban partinë të karikuar. Po tha PD sot që nuk hyn në zgjedhje, brenda një viti nuk ka Partinë Demokratike.Një lëvizje bëri me çadrën dhe i ikën 240 mijë vota.
Nuk shoh që Lulzim Basha të thotë nuk do hyj në zgjedhje“, u shpreh Baze.

Andi Bushati evidentoi faktin se brenda PD-së ka dy linja, ajo e Berishës, e cila është më radikale dhe kërkon bojkotin e zgjedhjeve dhe ajo e Bashës.

Është linja e Berishës dhe Bashës në PD. Po të bëjmë analizën e dy linjave, kush është më e mundshme, linja e Bashës apo e Berishës? Sepse, nëse ka sot shqiptar, që thotë se Basha arrin të mundë Gjushin në Durrës, bujrum të shkojë në zgjedhje. Nëse i premton shqiptarëve, që i mund bandat e Durrësit dhe Elbasanit, bujrum të shkojë në zgjedhje. Por, nëse shkon futet si derr në zgjedhje, kjo pastaj është punë pazari ose budallallëku i Bashës“, u shpreh Bushati.

/TPZ.AL/ 

Të ngjashme

More in KRYESORE, LAJME
Nazarko: Meta kërkon rrëzimin e Ramës për të marrë drejtimin e së majtës

Duke komentuar arsyet pse Meta e rrëzoi dekretin  e Ramës për Sandër Lleshin , analisti Mentor Nazarko foli edhe për...

Close