Bushati: Ata që nxitën urrejtje sot në Bularat, dënohen deri në 10 vjet burg sipas ligjit shqiptar

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar ngjarjet e sotme në Bularat, ku u varros ekstremisti grek Kostandinos Kacifas.

Bushati tha se sipas ligjit shqiptar, personat që bënë thirrje raciste dhe që nxisnin dhunë dhe urrejtje, mund të dënohen deri në 10 vjet burg.

Skena të shëmtuara janë, të një nacionalizimi demode. Ajo që mund të më shqetësojë, pavarësisht nga ajo që e quajmë tolerancë shqiptare, janë disa pyetje të thjeshta. A e bëjnë dot 20 shqiptarë ekstremistë në Greqi këtë gjë? Nuk e bëjnë dot as 100 marokenë në Francë, sepse përfundojnë në burg. Cështja është si vepron një shtet serioz? Duke i injoruar, por duke respektuar edhe ligjet e vendit të tij. Dhe me ligjet e vendit tonë, këta njerëz që bëjnë këtë thirrje mund të shkojnë deri në 10 vjet burg.”

Bushati tha gjithashtu se pati një problem me mënyrë si kryeministri Rama e trajtoi çështjen, që në momentin kur Kacifas u vra. Sipas Bushatit, Rama nuk duhet të ishte prononcuar, pa përfunduar hetimet.

Si ka mundësi që vritet dikush dhe del kryeministri dhe thotë ky është i cmendur? Në çdo vend normal të botës, shtetit tjetër i lind ideja e një prapaskene politike. A e bën Rama këtë nga idiotësia, apo se shtetin e kupton sic thotë për fatmir Xhafën, i kam unë regjistrimet, këtë nuk e di“.

/TPZ.AL/ 

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Përfundon pa marrëveshje takimi mes Thaçit dhe Vuçiç

Ka përfunduar pa marrëveshje të enjten takimi mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç...

Close