A do ta votojë Vitore Tushen si kryetare të KLSH-së? Rama flet për propozimin e Metës

“Vitore Tusha gëzon të gjithë respektin tim”. Me këto fjalë e nisi kryeministri Edi Rama përgjigjen e pyetjes nëse do të votojë anëtaren e Gjykatës Kushtetuese për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, një propozim i presidentit Ilir Meta.

“Ajo është një zonjë që ka qenë për vite të tëra në këtë detyrë. Ajo gëzon respekt sepse ka kaluar Vetingun. Unë nuk di historitë e të kaluarës me Nanon, por di që ne do të diskutojmë një fakt tjetër. Emërimi zonjës si kryetare e Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të vërë në pikëpyetje reformën në drejtësi.

Kjo ka dalë e pastër nga Vetingu dhe mund të jetë potencial për KED. Ky është një diskutim për tu bërë. Si kandidaturë nuk mund të thuash se është e dyshimtë. Edhe pse në KLSH ka pasur në detyrë një ekonomist dhe kjo nuk e ka këtë eksperiencë.

Ne sot e kemi kreun e KLSH dhe largimi saj nga Gjykata Kushtetuese mund ta rrezikojë reformën në drejtësi. Nëse nuk sakrifikohet reforma në drejtësi e ka mbështetjen time. Nuk besoj se presidenti e ka propozuar për të dëmtuar reformën në drejtësi” – tha Rama në Vizion+.

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Debati/ Bushati: Rama humb vetëm nëse opozita bojkoton zgjedhjet, Baze: Lulzim Basha do të shkojë në zgjedhje

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u diskutua mosdekretimi i Sandër Lleshit nga presidenti Meta, deklaroi...

Close