Veseli: Mosliberalizimi i vizave është racizëm i skajshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha të mërkurën se të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave janë përmbushur dhe se në rast se Bashkimi Evropian nuk i liberalizon vizat për kosovarët, atëherë kjo do të ishte “racizëm i skajshëm”.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se nuk do të ndalet së lobuari për liberalizimin e vizave dhe se në të njëjtën kohë do të jetë edhe më i zëshëm në të drejtën e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në Evropë.

“Shikoni krahasimin me vendet e Ballkanit Perendimor, Kosova qëndron shumë më mirë qoftë në aspektin e respektimit të shtetit ligjor apo në atë ekonomik. Nuk duhet të lehojet askush të na privojë nga e drejta që na takon. Qëndrim i imi politik është ky: kjo është racizëm, racizëm i skajshëm”, tha Veseli.

Këshilli i Bashkimit Evropian pritet që në dhjetor të vendosë për ose kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Disa shtete kanë shprehur skepticizëm nëse Kosovës duhet ti ofrohej liberalizimi i vizave.
Këtë e konfirmoi të martën gjatë vizitës në Prishtinë edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit mban kryesimin aktual të Bashkimit Evropian, shkruan rel.

Ai tha se ende ekziston një skepticizëm te vendet anëtare lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Të ngjashme

More in BALLKAN, LAJME
“Ndalohet frenkuentimi i kafeve gjatë punës”, ky është urdhri i parë i Lleshit

Vetëm një ditë pasi ka marrë detyrën e zëvendës ministrit të Brendshëm me kompetencat e titullarit Gjeneral Sandër Lleshi ka...

Close