Junaitid përmbys Juven në tri minuta, goli i Ronaldos për statistikë

Mançester Junaitid mposht 2-1 Juventusin në Torino për Ligën e Kampionëve, duke marrë kështu revanshin pas humbjes 0-1 në “Old Traford”.

Humbja e parë për kampionët e Italisë, edhe pse shënuan të parët.

Në minutën e 65-të, erdhi edhe goli i Juventusit, ku pas një pasimi të Bonuçi, Ronaldo arriti të lirohej bukur Lindelofit, dhe me një gjuajtje në formë “volej”, mposhti portierin De Gea. Goli i parë i Ronaldos në Ligën e Kampionëve me fanelën e Juventusit.

Në të 86’, një kryevepër e Matës nga goditja e lirë barazoi shifrat në 1-1.

Tri minuta më pas, erdhi edhe autogoli i Aleks Sandros. Goditje dënimi nga ana e Jang, që gjen Fellainin, por gjatë ndëhyrjes së Szecesnit, topi bën karambol në fytyrën e Aleks Sandros dhe përfundoi në rrjetë.

1-2 për Mançester Junaitid. Juventus kryeson grupin me 9 pikë, Mançester e ndjek me dy pikë më pak, 7.

Në ndeshjet e tjera, Reali i Madridit fitoi 5-0 me Viktoria Plzen në Çeki; Mançester Siti 6-0 me ukrainasit e Shahktar Dontesk.

/TPZ.AL/

REZULTATET E NDESHJEVE

Të ngjashme

More in LAJME, SPORT
“Fake news”, Zuckerberg u thotë ‘jo’ parlamenteve të Britanisë dhe Kanadasë

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, nuk do të paraqitet në Londër para të ashtuquajturit “komisioni i madh ndërkombëtar”, por t’iu...

Close