Gjithçka duhet të dini për zgjedhjet e mes mandatit në SHBA, çfarë do thotë rezultati për Trump

Zgjedhjet e mes-mandatit në SHBA kanë prodhuar rezultate me shumë ndikim për presidencën Trump. Demokratët kanë arritur të marrin kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa Republikanët vijojnë të kontrollojnë Senatin. Ky rezultat pritet të sjellë telashe për Presidentin Trump dhe të rikthejë çështjen e taksave të presidentit apo përfshirjen e rusëve në zgjdhjet presidenciale. Gjithashtu Trump duhet të bashkëpunojë me më shumë faktorë, nëse do të kalojë ligje me rëndësi, gjë që duket e vështirë për një president që i ka sulmuar kundërshtarët politik, në mënyrën më brutale.

 

Demokratёt kontrollojnё Dhomёn e Pёrfaqёsuesve nё zgjedhjet e mes-mandatit.

Ky rezultat ёshtё njё fitore domethёnёse pёr Demokratёt, pasi partia e tyre e kishte humbur kontrollin e  Kongresit qё prej 2016. Republikanёt humbёn kёshtu shumicёn nё dhomёn e ulёt duke zbrapsur disi axhendёn e Trump nё Kongres.

Demokratёt  do tё kenё mё shumё autoritet dhe mё pak pengesa nё pёrpjekjet e tyre pёr tё kontrolluar administratёn e Trump dhe do tё jenё nё gjёndje tё nisin investigime për formularёt e taksave tё Presidentit dhe mundёsinё qё ai tё jetё ndihmuar nga qeveria Ruse nё garёn pёr Shtёpinё e Bardhё.

Mundёsia e rrёzimit tё Trump do tё diskutohet gjithashtu. Vёmendja tani do tё kthehet tek çёshtja se kush do tё drejtojё partinё. Nancy Pelosi ka thёnё se planifikon tё garojё pёr folёse tё Dhomёs nёse Demokratёt fitojnё, por ёshtё shprehur se e sheh veten si “njё figurё tranzicionale” duke nxitur spekulime pёr zёvendёsimin e saj.

 

Pёrgjatё zgjedhjeve tё mes-mandatit, Republikanёt kanё qёnё tё shqetёsuar se Demokratёt do ta kthenin Dhomёn e Pёrfaqёsuesve nё njё “valё tё gjelbёr” pёr shkak tё parave qё qarkulluan nё javёt qё paraprinё zgjedhjet.

Trump preferoi tё rrisё pёrpjekjet pёr kandidatёt Republikanё mё tё “dobёt”. Ai e pёrshkruan kёtё zgjedhje si “rregulli Republikan” pёrballё “ turmёs Demokrate” dhe ka folur gjatё pёr emigracionin dhe sigurimin e kufirit jugor.

Ndёrkohё Demokratёt kanё pёrcjellё njё tjetёr mesazh ku theksuan premtimet qё do tё ruajnё shёndetёsinё dhe individёt mё vulnerabël.

LEXO EDHE: 

Historike/ Dy gra muslimane zgjidhen në Kongresin Amerikan

Republikanёt kontrollojnё Senatin nё Zgjedhjet e Mes-mandatit 2018

Republikanёt vazhdojnё tё kontrollojnё Senatin. Njё rezultat i pritshёm por jo totalisht i sigurtё nё klimёn e politike aktuale. Kjo fitore ёshtё njё sukses pёr Republikanёt dhe Presdientin Trump.

Capitol Hill do tё jetё i ndarё pasi Demokratёt fituan shumicёn nё Dhomёn e Pёrfaqёsuesve. Kjo mund tё sjellё mё shumё vonesa dhe pengesa pёr administratёn Trump nёse tё dy partite nuk gjenjnё gjuhёn e pёrbashkёt.

Pavarёsisht elektoratit energjik, Partia Demokratike e shihte Senatin si tё largёt ku Rapublikanёt mbajnё njё shumicё 51-49.

Lideri i shumicёs nё Senat ,Mitch McConnell foli nё telefon me Presidentin Trump tё martёn nё darkё dhe falenderoi  pёr ndihmёn qё i dha nё garёn pёr Senatin.

Demokratёt u pёrballёn me njё realitet tё vёshtirё nё zgjedhjet e kёtij viti. Republikanёt ia dolёn tё mundnin disa Demokratё nё Dakotёn e Veriut dhe Indiana. Ata gjithashtu triumfuan mbi Demokratёt nё Teksas dhe Tenesi.

Kontrolli i Senatit do tё thotё zgjerimi i axhendёs Trump nё dhomёn e lartё. Lejon Republikanёt tё vazhdojnё tё konfirmojnё gjykatёs pёr Gjykatёn Supreme dhe konfirmojnё anёtarё tё kabinetit.

Njё debat pritet mbi financimin e premtimit tё famshёm tё Presidentit, ndёrtimin e murit pёrgjatё kufirit me Meksikёn, qё rrezikon tё çojё nё njё bllokim tё qeverisё.

Rezulutati i kёtyre zgjedhjeve shёnon kulminimin e betejave pёr kontrollin e Kongresit dhe pёrgatit terrenin pёr zgjedhjet e 2020, ku njё listё e gjatё kandidatёsh Demokratё pritet tё sfidojnё Trump pas mandatit tё tij tё parё.

/TPZ.AL/

LEXO EDHE: 

Alexandria Ocasio-Cortez, gruaja më e re në moshë e zgjedhur ndonjëherë në Kongresin Amerikan

Të ngjashme

More in KRYESORE, LAJME
Si u qëllua me breshëri kallashnikovi miku i Shullazit, 10 të shoqëruar

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit pas vrasjes së mikut të Emiljano Shullazit, Edison Harizaj 39...

Close