FOTO/ Habit baroni i drogës El Chapo me kërkesën e tij

Ai është baroni i drogës më i njohur në botë, por mesa duket edhe El Chapo ka nevojë për pak dashuri.

Ekipi i avokatëve të El Chapos ka paraqitur një kërkesë, që ai të lejohet të përqafojë gruan e tij, Emma Coronel Aispuro, në sallën e gjyqit.

Në kërkesë shkruhet në mënyrë specifike nëse El Chapo mund t’i japë gruas së tij ‘një përshëndetje të shkurtër duke përfshirë një përqafim’.

Avokatët e El Chapo thanë se do të ishte një ‘gjest humanitar’ për njeriun që është i implikuar në më shumë se 40 cështje vrasjesh.

Ata bënë me dijeni se El Chapo nuk ka pasur asnjë kontakt me Aispuron për dy vjet që nga arrestimi i tij dhe nuk ka qenë në gjendje ta shohë, t’i telefonojë ose t’i shkruajë asaj ndërkohë që ka qënë në izolim.

Gjyqtari Brian Cogan, ende nuk ka vendosur nëse El Chapo do ti lejohet të përqafojë gruan e tij. /TPZ.AL/

More in Magazine
Pronari kthehet në shtëpi dhe gjen gjak nëpër mure, pasi sheh qenin kupton të vërtetën

Kur pronari i një shtëpie nuk ishte aty, shtëpia e tij u bë cak i hajdutëve - ose kështu menduan...

Close